A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Gjenezë 20

1
Abrahami u zhvendos së këtejmi duke vajtur në Negev, dhe banoi në Kadesh dhe në Shur mandej u vendos në Gerar.
2
Tani Abrahami thoshte për Sarën, gruan e tij: "Éshtë motra ime". Kështu Abimeleku, mbreti i Gerarit, dërgoi njerëz për të marrë Sarën.
3
Por Perëndia iu shfaq Abimelekut në një ëndërr nate dhe i tha: "Ja, ti je duke vdekur, për shkak të gruas që ke marrë, sepse ajo është e martuar".
4
Por Abimeleku nuk i ishte afruar asaj dhe tha: "Zot, a do ta shkatërroje një komb, edhe sikur ai të ishte i drejtë?
5
Ai nuk më ka thënë: "Éshtë motra ime", dhe ajo vetë ka thënë: "Éshtë vëllai im"? E bëra këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sime dhe me duar të pafajshme".
6
Dhe Perëndia i tha në ëndërr: "Po, unë e di që e ke bërë këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sate, ndaj të ndalova të kryesh një mëkat kundër meje; ndaj nuk të lejova ta prekësh.
7
Tani ktheja gruan këtij njeriu, sepse ai është një profet; dhe do të lutet për ty dhe ti ke për të jetuar. Por, në rast se nuk ia kthen, dije që me siguri ke për të vdekur, ti dhe tërë njerëzit e tu".
8
Kështu Abimeleku u zgjua herët në mëngjes, thirri gjithë shërbëtorët e tij dhe u tregoi tërë këto gjëra. Dhe ata njerëz i zuri një frikë e madhe.
9
Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: "Ç'na bëre? Dhe çfarë kam bërë unë kundër teje që më solle një mëkat kaq të madh si mua ashtu edhe mbretërisë sime? Ti më bëre gjëra që nuk duheshin bërë".
10
Pastaj Abimeleku i tha Abrahamit: "Çfarë mendoje të bëje duke vepruar në këtë mënyrë?".
11
Abrahami u përgjegj: "E bëra sepse thoja me veten time: "Sigurisht, në këtë vend nuk kanë frikë nga Perëndia; dhe do të më vrasin për shkak të gruas sime".
12
Përveç kësaj ajo është në të vërtetë motra ime, bijë e babait tim, por jo bijë e nënës sime; dhe pastaj u bë gruaja ime.
13
Dhe kur Perëndia më çoi të bredh larg shtëpisë së babait tim, unë i thashë: "Ky është favori që do të më bësh; kudo që të shkojmë, do të thuash për mua: Éshtë vëllai im"".
14
Atëherë Abimeleku mori dhentë, qetë, shërbyesit dhe shërbëtoret, dhe ia dha Abrahamit; dhe i kthehu gruan e tij Sara.
15
Pastaj Abimeleku tha: "Ja, vendi im të qëndron përpara; qëndro aty ku të pëlqen".
16
Dhe Sarës i tha: "Ja, unë i dhashë vëllait tënd njëmijë copë argjendi; kjo do të shërbejë për të mbuluar fyerjen që të është bërë para të gjithë atyre që janë me ty; kështu je e përligjur para të gjithëve".
17
Atëherë Abrahami iu lut Perëndisë dhe Perëndia shëroi Abimelekun, gruan e tij dhe shërbyeset e saj, dhe ato mundën të pjellin.
18
Sepse Zoti e kishte shterpëzuar plotësisht tërë shtëpinë e Abimelekut, për shkak të Sarës, gruas së Abrahamit.
Gjenezë 20:1
Gjenezë 20:2
Gjenezë 20:3
Gjenezë 20:4
Gjenezë 20:5
Gjenezë 20:6
Gjenezë 20:7
Gjenezë 20:8
Gjenezë 20:9
Gjenezë 20:10
Gjenezë 20:11
Gjenezë 20:12
Gjenezë 20:13
Gjenezë 20:14
Gjenezë 20:15
Gjenezë 20:16
Gjenezë 20:17
Gjenezë 20:18
Gjenezë 1 / Gje 1
Gjenezë 2 / Gje 2
Gjenezë 3 / Gje 3
Gjenezë 4 / Gje 4
Gjenezë 5 / Gje 5
Gjenezë 6 / Gje 6
Gjenezë 7 / Gje 7
Gjenezë 8 / Gje 8
Gjenezë 9 / Gje 9
Gjenezë 10 / Gje 10
Gjenezë 11 / Gje 11
Gjenezë 12 / Gje 12
Gjenezë 13 / Gje 13
Gjenezë 14 / Gje 14
Gjenezë 15 / Gje 15
Gjenezë 16 / Gje 16
Gjenezë 17 / Gje 17
Gjenezë 18 / Gje 18
Gjenezë 19 / Gje 19
Gjenezë 20 / Gje 20
Gjenezë 21 / Gje 21
Gjenezë 22 / Gje 22
Gjenezë 23 / Gje 23
Gjenezë 24 / Gje 24
Gjenezë 25 / Gje 25
Gjenezë 26 / Gje 26
Gjenezë 27 / Gje 27
Gjenezë 28 / Gje 28
Gjenezë 29 / Gje 29
Gjenezë 30 / Gje 30
Gjenezë 31 / Gje 31
Gjenezë 32 / Gje 32
Gjenezë 33 / Gje 33
Gjenezë 34 / Gje 34
Gjenezë 35 / Gje 35
Gjenezë 36 / Gje 36
Gjenezë 37 / Gje 37
Gjenezë 38 / Gje 38
Gjenezë 39 / Gje 39
Gjenezë 40 / Gje 40
Gjenezë 41 / Gje 41
Gjenezë 42 / Gje 42
Gjenezë 43 / Gje 43
Gjenezë 44 / Gje 44
Gjenezë 45 / Gje 45
Gjenezë 46 / Gje 46
Gjenezë 47 / Gje 47
Gjenezë 48 / Gje 48
Gjenezë 49 / Gje 49
Gjenezë 50 / Gje 50