A A A A A
Shqiptare Bibla 1884

Gjenezë 13



1
Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti në drejtim të Negevit bashkë me gruan dhe gjithçka zotëronte. Dhe Loti ishte bashkë me të.
2
Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend dhe ar.
Nga Negevi ai vazhdoi udhëtimin e tij deri në Bethel, në vendin ku më parë ndodhej çadra e tij, midis Bethelit dhe Ait,
në vendin e altarit që kishte ndërtuar në krye, dhe aty Abrami i bëri thirrje emrit të Zotit.
Edhe Loti, që udhëtonte bashkë me Abramin, kishte kope bagëtish dhe çadra.
Dhe vendi nuk ishte në gjendje t'i mbante, po të banonin bashkë, sepse pasuritë e tyre ishin aq të mëdha sa nuk mund të qëndronin bashkë.
Lindi kështu një mosmarrëveshje midis barinjve të bagëtisë së Abramit dhe barinjve të bagëtisë së Lotit. Në atë kohë banonin në këtë vend Kananejtë dhe Perezejtë.
Dhe kështu Abrami i tha Lotit: "Nuk duhet të ketë mosmarrëveshje midis teje dhe meje, as midis barinjve të mi dhe barinjve të tu, sepse jemi vëllezër.
A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas".
୧୦
Atëherë Loti ngriti sytë dhe pa tërë fushën e Jordanit. Para se Zoti të kishte shkatërruar Sodomën dhe Gomorën, ajo ishte e tëra e ujitur deri në Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit.
୧୧
Kështu Loti zgjodhi për vete tërë fushën e Jordanit dhe filloi t'izhvendosë drejt lindjes çadrat e veta: Kështu u ndanë njëri nga tjetri.
୧୨
Abrami banoi në vendin e Kanaanit dhe Loti në qytetet e fushës, duke arritur të ngrejë çadrat e tij deri në Sodomë.
୧୩
Por njerëzit e Sodomës ishin shumë të korruptuar dhe mëkatarë ndaj Zotit.
୧୪
Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: "Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit.
୧୫
Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, për gjithnjë.
୧୬
Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës; prandaj në se dikush mund të llogarisë pluhurin e tokës, do të mund të llogarisë edhe pasardhësit e tu.
୧୭
Çohu në këmbë, bjeri rreth e qark vendit, sepse unë do të ta jap ty".
୧୮
Atëherë Abrami i ngriti çadrat e tij dhe vajti të banojë në liset e Mamres, që ndodhen në Hebron; dhe aty ndërtoi një altar kushtuar Zotit.











Gjenezë 13:1

Gjenezë 13:2

Gjenezë 13:3

Gjenezë 13:4

Gjenezë 13:5

Gjenezë 13:6

Gjenezë 13:7

Gjenezë 13:8

Gjenezë 13:9

Gjenezë 13:10

Gjenezë 13:11

Gjenezë 13:12

Gjenezë 13:13

Gjenezë 13:14

Gjenezë 13:15

Gjenezë 13:16

Gjenezë 13:17

Gjenezë 13:18







Gjenezë 1 / ଆଦି 1

Gjenezë 2 / ଆଦି 2

Gjenezë 3 / ଆଦି 3

Gjenezë 4 / ଆଦି 4

Gjenezë 5 / ଆଦି 5

Gjenezë 6 / ଆଦି 6

Gjenezë 7 / ଆଦି 7

Gjenezë 8 / ଆଦି 8

Gjenezë 9 / ଆଦି 9

Gjenezë 10 / ଆଦି 10

Gjenezë 11 / ଆଦି 11

Gjenezë 12 / ଆଦି 12

Gjenezë 13 / ଆଦି 13

Gjenezë 14 / ଆଦି 14

Gjenezë 15 / ଆଦି 15

Gjenezë 16 / ଆଦି 16

Gjenezë 17 / ଆଦି 17

Gjenezë 18 / ଆଦି 18

Gjenezë 19 / ଆଦି 19

Gjenezë 20 / ଆଦି 20

Gjenezë 21 / ଆଦି 21

Gjenezë 22 / ଆଦି 22

Gjenezë 23 / ଆଦି 23

Gjenezë 24 / ଆଦି 24

Gjenezë 25 / ଆଦି 25

Gjenezë 26 / ଆଦି 26

Gjenezë 27 / ଆଦି 27

Gjenezë 28 / ଆଦି 28

Gjenezë 29 / ଆଦି 29

Gjenezë 30 / ଆଦି 30

Gjenezë 31 / ଆଦି 31

Gjenezë 32 / ଆଦି 32

Gjenezë 33 / ଆଦି 33

Gjenezë 34 / ଆଦି 34

Gjenezë 35 / ଆଦି 35

Gjenezë 36 / ଆଦି 36

Gjenezë 37 / ଆଦି 37

Gjenezë 38 / ଆଦି 38

Gjenezë 39 / ଆଦି 39

Gjenezë 40 / ଆଦି 40

Gjenezë 41 / ଆଦି 41

Gjenezë 42 / ଆଦି 42

Gjenezë 43 / ଆଦି 43

Gjenezë 44 / ଆଦି 44

Gjenezë 45 / ଆଦି 45

Gjenezë 46 / ଆଦି 46

Gjenezë 47 / ଆଦି 47

Gjenezë 48 / ଆଦି 48

Gjenezë 49 / ଆଦି 49

Gjenezë 50 / ଆଦି 50