1 |
Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë. |
2 |
Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin. |
3 |
Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu. |
4 |
Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi. |
5 |
Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre. |
6 |
Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani. |
7 |
Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani. |
8 |
Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë. |
9 |
Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit". |
10 |
Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit. |
11 |
Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun; |
12 |
midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh). |
13 |
Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët, |
14 |
Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët. |
15 |
Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti, |
16 |
dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë, |
17 |
Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë, |
18 |
Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë. |
19 |
Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha. |
20 |
Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre. |
21 |
Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij. |
22 |
Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami. |
23 |
Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi. |
24 |
Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi. |
25 |
Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan. |
26 |
Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu, |
27 |
Hadorami, Uzali, Diklahu, |
28 |
Obali, Abimaeli, Sheba, |
29 |
Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit. |
30 |
Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar. |
31 |
Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre. |
32 |
Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Gjenezë 10:1 |
Gjenezë 10:2 |
Gjenezë 10:3 |
Gjenezë 10:4 |
Gjenezë 10:5 |
Gjenezë 10:6 |
Gjenezë 10:7 |
Gjenezë 10:8 |
Gjenezë 10:9 |
Gjenezë 10:10 |
Gjenezë 10:11 |
Gjenezë 10:12 |
Gjenezë 10:13 |
Gjenezë 10:14 |
Gjenezë 10:15 |
Gjenezë 10:16 |
Gjenezë 10:17 |
Gjenezë 10:18 |
Gjenezë 10:19 |
Gjenezë 10:20 |
Gjenezë 10:21 |
Gjenezë 10:22 |
Gjenezë 10:23 |
Gjenezë 10:24 |
Gjenezë 10:25 |
Gjenezë 10:26 |
Gjenezë 10:27 |
Gjenezë 10:28 |
Gjenezë 10:29 |
Gjenezë 10:30 |
Gjenezë 10:31 |
Gjenezë 10:32 |
|
|
|
|
|
|
Gjenezë 1 / Gje 1 |
Gjenezë 2 / Gje 2 |
Gjenezë 3 / Gje 3 |
Gjenezë 4 / Gje 4 |
Gjenezë 5 / Gje 5 |
Gjenezë 6 / Gje 6 |
Gjenezë 7 / Gje 7 |
Gjenezë 8 / Gje 8 |
Gjenezë 9 / Gje 9 |
Gjenezë 10 / Gje 10 |
Gjenezë 11 / Gje 11 |
Gjenezë 12 / Gje 12 |
Gjenezë 13 / Gje 13 |
Gjenezë 14 / Gje 14 |
Gjenezë 15 / Gje 15 |
Gjenezë 16 / Gje 16 |
Gjenezë 17 / Gje 17 |
Gjenezë 18 / Gje 18 |
Gjenezë 19 / Gje 19 |
Gjenezë 20 / Gje 20 |
Gjenezë 21 / Gje 21 |
Gjenezë 22 / Gje 22 |
Gjenezë 23 / Gje 23 |
Gjenezë 24 / Gje 24 |
Gjenezë 25 / Gje 25 |
Gjenezë 26 / Gje 26 |
Gjenezë 27 / Gje 27 |
Gjenezë 28 / Gje 28 |
Gjenezë 29 / Gje 29 |
Gjenezë 30 / Gje 30 |
Gjenezë 31 / Gje 31 |
Gjenezë 32 / Gje 32 |
Gjenezë 33 / Gje 33 |
Gjenezë 34 / Gje 34 |
Gjenezë 35 / Gje 35 |
Gjenezë 36 / Gje 36 |
Gjenezë 37 / Gje 37 |
Gjenezë 38 / Gje 38 |
Gjenezë 39 / Gje 39 |
Gjenezë 40 / Gje 40 |
Gjenezë 41 / Gje 41 |
Gjenezë 42 / Gje 42 |
Gjenezë 43 / Gje 43 |
Gjenezë 44 / Gje 44 |
Gjenezë 45 / Gje 45 |
Gjenezë 46 / Gje 46 |
Gjenezë 47 / Gje 47 |
Gjenezë 48 / Gje 48 |
Gjenezë 49 / Gje 49 |
Gjenezë 50 / Gje 50 |