1 |
Unë, Pali, jam shërbëtor i Krishtit Jezu dhe Perëndia më ka thirrur për të qenë apostull e më ka ndarë veç për të predikuar ungjillin e Perëndisë. |
2 |
Ky ungjill, që Perëndia e premtoi që më parë përmes profetëve të tij në Shkrimet e shenjta, |
3 |
flet për Birin e tij, Zotin tonë Jezu Krisht. Për sa i takon natyrës njerëzore, ai është pasardhës i Davidit, |
Shqiptare Bibla 2018 |
|
1 |
Pali, shërbëtor i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, i veçuar për ungjillin e Perëndisë, |
2 |
siç i kishte premtuar ai me anë të profetëve të tij në Shkrimet e shenjta, |
3 |
lidhur me Birin e tij, të lindur nga fara e Davidit sipas mishit, |
Shqiptare Bibla 1884 |
|