A A A A A

Bibla në një vit


Korrik 20


Ezdra 1:1-11
1. Në vitin e parë të Kirit, mbretit të Persisë, me qëllim që të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, Zoti nxiti frymën e Kirit, mbretit të Persisë, të nxirrte një dekret për të
2. "Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t'i ndërtoj një shtëpi në Jeruzalem, që është në Judë.
3. Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të; le të shkojë në Jeruzalem, që ndodhet në Judë, dhe të rindërtojë shtëpinë e Zotit, Perëndisë të Izraelit, Perëndia që është në Jeruzalem.
4. Njerëzia e çdo vendi, ku ndonjë jude që ka shpëtuar banon ende, ta furnizojë atë me argjend, me ar, me të mira dhe me bagëti përveç ofertave vullnetare për shtëpinë e Perëndisë që është në Jeruzalem".
5. Atëherë kryetarët e familjeve të Judës dhe të Beniaminit, priftërinjtë dhe Levitët, bashkë me ata të cilëve Perëndia u kishte zgjuar frymën, u ngritën për të shkuar të rindërtojnë shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem.
6. Tërë fqinjët e tyre i ndihmuan me sende argjendi, ari, me të mira, me bagëti dhe me gjëra të çmuara përveç gjithë ofertave vullnetare.
7. Edhe mbreti Kir nxorri jashtë veglat e shtëpisë të Zotit që Nebukadnetsari kishte marrë me vete nga Jeruzalemi dhe i kishte vënë në tempullin e perëndisë të tij.
8. Kiri, mbret i Persisë, i nxorri jashtë me anë të Mithredathit, përgjegjësit të thesarit, dhe i numëroi përpara Sheshbatsarit, princit të Judës.
9. Ja numri i tyre: tridhjetë legena prej ari, një mijë legena prej argjendi, njëzet e nëntë thika,
10. tridhjetë kupa ari, katërqind e dhjetë kupa argjendi të dorës së dytë dhe një mijë veglat të tjera.
11. Tërë sendet prej ari dhe argjendi ishin pesë mijë e katërqind. Sheshbatsari i solli të gjitha, bashkë me të mërguarit që u kthyen nga Babilonia në Jeruzalem.

Ezdra 2:1-70
1. Këta janë njerëzit e provincës që u kthyen nga robëria, midis atyre që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte çuar në robëri në Babiloni, dhe që u kthyen në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.
2. Ata që erdhën me Zorobabelin ishin Jeshua, Nehemia, Serajahu, Relajahu, Mardokeo, Bilshani, Mispari, Bigvai, Rehumi dhe Baanahu.
3. Bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy.
4. Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy.
5. Bijtë e Arahut, shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë.
6. Bijtë e Pahath-Moabit, pasardhës të Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e dymbëdhjetë.
7. Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.
8. Bijtë e Zatuit, nëntëqind e dyzet e pesë.
9. Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë.
10. Bijtë e Banit, gjashtëqind e dyzet e dy.
11. Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tre.
12. Bijtë e Azgadit, një mijë e dyqind e njëzet e dy.
13. Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.
14. Bijtë e Bigvait, dy mijë e pesëdhjetë e gjashtë.
15. Bijtë e Adinit, katërqind e pesëdhjetë e katër.
16. Bijtë e Aterit, domethënë të Ezekias, nëntëdhjetë e tetë.
17. Bijtë e Betsait, treqind e njëzet e tre.
18. Bijtë e Jorahut, njëqind e dymbëdhjetë.
19. Bijtë e Hashumit, dyqind e njëzet e tre.
20. Bijtë e Gibarit, nëntëdhjetë e pesë.
21. Bijtë e Betlemit, njëqind e njëzet e tre.
22. Burrat e Netofahut, pesëdhjetë e gjashtë.
23. Burrat e Anathothit, njëqind e njëzet e tetë.
24. Burrat e Azmavethit, dyzet e dy.
25. Burrat e Kirjath-Arimit, të Kefirahut dhe të Beerothit, shtatëqind e dyzet e tre.
26. Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një.
27. Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy.
28. Burrat e Bethelit dhe të Ait, dyqind e njëzet e tre.
29. Bijtë e Nebos, pesëdhjetë e dy.
30. Bijtë e Magbishit, njëqind e pesëdhjetë e gjashtë.
31. Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.
32. Bijtë e Harimit, treqind e njëzet.
33. Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e pesë.
34. Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë.
35. Bijtë e Senaahut, tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë.
36. Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e shtatëdhjetë e tre.
37. Bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy.
38. Bijtë e Pashurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë.
39. Bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë.
40. Levitët: bijtë e Jeshuas dhe të Kadmielit, pasardhës të Hodaviahut, shtatëdhjetë e katër.
41. Këngëtarët: bijtë e Asafit, njëqind e njëzet e tetë.
42. Bijtë e derëtarëve: bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitas, bijtë e Shobait, gjithsej njëqind e tridhjetë e nëntë.
43. Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Tabaothit,
44. bijtë e Kerosit, bijtë e Siahas, bijtë e Padonit,
45. bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut, bijtë e Akubit,
46. bijtë e Hagabit, bijtë e Shamlait, bijtë e Hananit,
47. bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit, bijtë e Reajahut,
48. bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodas, bijtë e Gazamit,
49. bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut, bijtë e Besait,
50. bijtë e Asnahut, bijtë e Mehunimit, bijtë e Nefusimit,
51. bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit,
52. bijtë e Batsluthit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas,
53. bijtë e Barkosit, bijtë e Siseras, bijtë e Thamahut,
54. bijtë e Netsiahut, bijtë e Hatifas,
55. bijtë e shërbëtorëve të Salomonit; bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Perudas,
56. bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,
57. bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokereth-Hatsebaimit, bijtë e Amit.
58. Tërë Nethinejtë dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit ishin treqind e nëntëdhjetë e dy.
59. Këta qenë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerub-Adani dhe nga Imeri; por ata nuk qenë në gjendje të tregonin shtëpinë e tyre atërore dhe pasardhësit e tyre, për të provuar në se ishin nga Izraeli;
60. bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjithsej gjashtëqind e pesëdhjetë e dy.
61. Midis bijve të priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Hakotsit, bijtë e Barzilait, që kishte për grua një nga bijat e Barzilait, Galaaditit, dhe që u quajt me emrin e tyre.
62. Këta kërkuan listën e tyre midis atyre të regjistruar në gjenealogjitë, por nuk e gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër.
63. Qeveritari i urdhëroi ata të mos hanin asgjë nga gjërat shumë të shenjta deri sa të mos paraqitej një prift me Urim dhe Thumim.
64. Tërë asambleja përbëhej nga dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta.
65. Pa llogaritur shërbëtorët dhe shërbëtoret e tyre, që arrinin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë; midis tyre kishte gjithashtu dyqind këngëtarë dhe këngëtare.
66. Ata kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,
67. katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.
68. Disa të parë të shtëpive atërore, kur arritën në shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem, dhanë bujarisht dhurata për shtëpinë e Perëndisë, në mënyrë që ajo të ngrihej përsëri në vendin e mëparshëm.
69. I dhanë thesarit të veprës, sipas mjeteve të tyre, gjashtëdhjetë e një mijë darikë ari, pesë mijë mina argjendi dhe njëqind veshje prifti.
70. Kështu priftërinjtë, Levitët, njerëzit e popullit, këngëtarët, derëtarët dhe Nethinejtë, u vendosën në qytetet e tyre, dhe gjithë Izraelitët në qytetet e tyre.

Psalmet 86:6-10
6. Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia.
7. Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh.
8. Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.
9. Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd.
10. Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia.

Fjalët e Urta 21:15-16
15. Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.
16. Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.

Aktet 21:18-40
18. Të nesërmen Pali u tërhoq me ne te Jakobi, dhe erdhën të gjithë pleqtë.
19. Mbasi i përshëndeti, Pali u tregoi atyre, një për një, të gjitha sa kishte bërë Zoti ndër johebrenjtë me anë të shërbesës së tij.
20. Dhe ata, kur dëgjuan këtë, përlëvduan Perëndinë dhe i thanë Palit: ''Vëlla, ti po sheh sa mijëra Judenj ka që kanë besuar; dhe të gjithë i përbahen me zell ligjit.
21. Tani ata morën vesh për ty se ti i mëson të gjithë Judenjtës që jetojnë midis johebrenjve të shkëputen nga Moisiu, duke thënë që të mos i rrethpresin djemtë dhe të mos ndjekin më zakonet.
22. Po atëherë, ç'duhet të bëhet? Duhet patjetër që të mblidhet populli, sepse do ta marrin vesh se ke ardhur.
23. Bëje, pra, atë që të themi: ne kemi katër burra, që kanë bërë një premtim solemn;
24. merri dhe pastrohu me ta, dhe paguaj për ta që të rruajnë kokën; kështu të gjithë do ta mësojnë se s'janë gjë ato që kanë dëgjuar për ty, por se edhe ti ecën duke respektuar ligjin.
25. Dhe sa për johebrenjtë që kanë besuar, ne u kemi shkruar atyre, mbasi vendosëm që ata nuk kanë ç'të respektojnë lidhur me këtë, por se të ruhen nga gjërat që u flijohen idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria''.
26. Atëherë Pali i mori me vete ata burra dhe, të nesërmen, pasi u pastrua bashkë me ta, hyri në tempull dhe deklaroi plotësimin e ditëve të pastrimit, dhe kur do të paraqitej oferta për secilin nga ata.
27. Por, kur po mbusheshin shtatë ditët, Judenjtë e Azisë, duke e parë në tempull, e nxitën turmën dhe vunë duart mbi të,
28. duke bërtitur: ''O burra të Izraelit, na ndihmoni! Ky është ai njeri që u mëson të gjithëve dhe kudo kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër këtij vendi; përveç kësaj ai i ka sjellë Grekët në tempull dhe e ka ndotur këtë vend të shenjtë''.
29. Sepse ata kishin parë më përpara Trofimin nga Efesi bashkë me Palin në qytet, dhe mendonin se ai e kishte sjellë në tempull.
30. Dhe gjithë qyteti ziente, dhe u mblodhën njerëzit; dhe, si e kapën Palin, e nxorrën jashtë tempullit dhe dyert u mby-llën menjëherë.
31. Dhe, ndërsa kërkonin ta vrisnin, tribunit të kohortës i shkoi lajmi se gjithë Jeruzalemi ishte turbulluar.
32. Ai mori menjëherë ushtarë dhe centurionë dhe u sul kundër tyre. Dhe këta, kur panë tribunin dhe ushtarët, pushuan së rrahuri Palin.
33. Atëherë tribuni u afrua, e zuri dhe urdhëroi që ta lidhnin me dy zinxhirë, pastaj pyeti cili ishte dhe ç'kishte bërë.
34. Në turmë disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër; dhe, mbasi nuk mori vesh dot të vërtetën për trazirën, urdhëroi që ta sillnin në fortesë.
35. Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi që, për shkak të dhunës së turmës, duhej të bartej nga ushtarët,
36. sepse masa e popullit vinte pas duke bërtitur: ''Vdekje!''.
37. Kur Pali do të hynte në fortesë, i tha tribunit: ''A më lejohet të them diçka?''. Ai u përgjigj: ''A di greqisht?
38. Mos je vallë ai Egjiptasi që disa ditë më parë ngriti krye dhe nxori në shkretëtirë katër mijë gjakësorë?''.
39. Dhe Pali tha: ''Unë jam një Jude nga Tarsi, qytetar i një qyteti të Kilikisë që s'është i padëgjuar; dhe të lutem më lejo t'i flas popullit''.
40. Dhe, mbasi e lejoi, Pali, duke qëndruar në këmbë mbi shkallarët, i bëri shenjë me dorë popullit. Dhe, si u bë heshtje e madhe, i foli në gjuhën hebraike, duke thënë: