A A A A A

Bibla në një vit

Qershor 20

1 Kronikave 3:1-24
1. Këta ishin bijtë e Davidit, që i lindën në Hebron; i parëlinduri ishte Amnoni, nga Ahinoami, Jezreelitja; i dyti ishte Danieli, nga Abigail, Karmelitja;
2. i treti ishte Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit; i katërti ishte Adonijahu, bir i Haghithit;
3. i pesti ishte Shefatiahu nga Abitali; i gjashti ishte Ithreami, nga Eglahu, bashkëshortja e tij.
4. Këta të gjashtë i lindën në Hebron. Ai mbretëroi atje shtatë vjet e gjashtë muaj, kurse në Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet.
5. Këta përkundrazi i lindën në Jeruzalem; Shimea, Shobabi, Nathani dhe Salomoni, domethënë katër fëmijë të lindur nga Bath-Sheba, e bija e Amielit.
6. Ishin përveç tyre Ibhari, Elishama, Elifeleti,
7. Nogahu, Nefegu, Jafia,
8. Elishama, Eliada dhe Elifeleti, gjithsej nëntë.
9. Tërë këta ishin bijtë e Davidit, pa llogaritur bijtë e konkubinave të tij. Tamara ishte motra e tyre.
10. I biri i Salomonit ishte Roboami, bir i të cilit ishte Abijahu, bir i të cilit ishte Asa, bir i të cilit ishte Jozafati,
11. bir i të cilit ishte Jorami, bir i të cilit ishte Ahaziahu, bir i të cilit ishte Joasi,
12. bir i të cilit ishte Amatsiahu, bir i të cilit ishte Azariahu, bir i të cilit ishte Jothami,
13. bir i të cilit ishte Ashazi, bir i të cilit ishte Ezekia, bir i të cilit ishte Manasi,
14. bir i të cilit ishte Amoni, bir i të cilit ishte Josia.
15. Bijtë e Josias ishin Johnani, i parëlinduri, i dyti Jehojakimi, i treti Sedekia dhe i katërti Shalumi.
16. Bijtë e Jehojakimit ishin djali i tij Jekoniahu, bir i të cilit ishte Sedekia.
17. Bijtë e Jekoniahut, të të burgosurit, ishin i biri Shealtieli,
18. dhe Malkirami, Pedajahu, Shenatsari, Jekamiahu, Hoshama dhe Nedabiahu.
19. Bijtë e Pedajahut ishin Zorobabeli dhe Shimei. Bijtë e Zorobabelit ishin Meshulami, Hananiahu dhe Shelomith, motra e tyre;
20. pastaj vinin Hashubahu, Oheli, Berekiahu, Hasadiahu dhe Jushab-Hasedi, gjithsej pesë.
21. Bijtë e Hananiahut ishin Pelatisahu dhe Jeshajahu, bijtë e Refajahut, bijtë e Arnanit, bijtë e Obadiahut, bijtë e Shekaniahut.
22. Biri i Shakaniahut ishte Shemajahu. Bijtë e Shemajahut ishin Hatushi, Igali, Bariahu, Neraiahu dhe Shafati, gjithsej gjashtë.
23. Bijtë e Neariahut ishin Elioenai, Ezekia dhe Azrikami, gjithsej tre.
24. Bijtë e Elioenait ishin Hodaviahu, Eliashibi, Pelajahu, Akubi, Johanani, Delajahu dhe Anani, gjithsej shtatë.

1 Kronikave 4:1-43
1. Bijtë e Judës ishin Peretsi, Hetsroni, Karmi, Huri dhe Shobali.
2. Reajahut, birit të Shobalit, i lindën Ahumai dhe Lahadi. Këto ishin familjet e Tsorathejve;
3. Këta ishin bijtë e atit të Etamit: Jezreeli, Ishma dhe Idbashi; motra e tyre quhej Hatselelponi.
4. Penueli ishte ati i Gedorit; Ezeri ishte ati i Hushahut. Këta ishin bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratahut, atit të Betlemit.
5. Ashuri, ati i Tekoas, pati dy bashkëshorte, Helahën dhe Naarahën.
6. Naaraha i lindi Ahuzamin, Heferin, Tememin dhe Ahashtarin. Këta ishin bijtë e Naarahës.
7. Bijtë e Helahës ishin Tserethi, Tsohari dhe Ethnani.
8. Kotzit i lindën Anubi, Cobe-Tsobebahu dhe familjet e Aharhelit, birit të Harumit.
9. Jabetsin e nderonin më tepër se vëllezërit; e ëma i kishte vënë emrin Jabets, sepse thoshte: "E polla me dhimbje".
10. Jabetsi kërkoi ndihmën e Perëndisë të Izraelit, duke thënë: "Oh, sikur të më bekoje dhe zgjeroje kufijtë e mi, dhe dora jote të ishte me mua dhe të më ruante nga e keqja që të mos vuaj!". Dhe Perëndia i dha atë që kishte kërkuar.
11. Kelubit, vëllait të Shulahut, i lindi Mehiti, që ishte ati i Eshtonit.
12. Eshtonit i lindën Beth-Rafa, Paseahu dhe Tehinahu, ati i Ir-Nahashit. Këta ishin burrat e Rehahut.
13. Bijtë e Kenazit ishin Othnieli dhe Serajahu. Bijtë e Othnielit ishin Hathathi,
14. dhe Meonathai prej të cilit lindi Ofrahu. Serajahut i lindi Joabi, ati i banorëve të luginës së artizanëve, sepse ishin artizanë.
15. Bijtë e Kalebit, bir i Jefunehut, ishin Iru, Elahu dhe Naami. Kenazi ishte bir i Elahut.
16. Bijtë e Jehaleleelit ishin Zifi, Zifahu, Tiria dhe Asareeli.
17. Bijtë e Ezrahut ishin Jetheri, Meredi, Eferi dhe Jaloni. Bashkëshortja e Meredit lindi Miriamin, Shamain dhe Ishbahun, atin e Eshtemoas.
18. (Gruaja e tij Jehudijah lindi Jeredin, atin e Gedorit, Heberin, atin e Sokohit dhe Jekuthielin, atin e Zanoahut). Këta qenë bijtë e Bithiahut, e bijës së Faraonit, që Meredi kishte marrë për grua.
19. Bijtë e gruas së Hodihajut, motër e Nahamit, ishin ati i Keliahut, Garmeui, dhe Eshtemoa, Maakatheu.
20. Bijtë e Shimonit ishin Amoni, Rinahu, Benhanani dhe Tiloni. Bijtë e Ishit ishin Zohethi dhe Ben-Zohethi.
21. Bijtë e Shelahut, birit të Judës, ishin Eri, ati i Lekahut, Laadahu, ati i Mareshahut, dhe familjet e shtëpisë së punonjësve të endjes së lirit të Beth-Ashbeas.
22. Jokimi dhe njerëzia e Kozebës, Joasi dhe Safari, që sunduan në Moab, dhe Jashubi-Lehemi. Por këto fakte janë të vjetra.
23. Ata ishin poçarë dhe banonin në Netaim dhe në Gederah; banonin aty bashkë me mbretin dhe ishin në shërbim të tij.
24. Bijtë e Simeonit ishin Jemueli, Jamini, Jaribi, Zerahu dhe Shauli,
25. bir i të cilit ishte Shalumi, bir i të cilit ishte Mibsami, bir i të cilit ishte Mishma.
26. Bijtë e Mishmas ishin i biri Hamuel, bir i të cilit ishte Zakuri, bir i të cilit ishte Shimei.
27. Shimei pati gjashtëmbëdhjetë djem e gjashtë vajza; por vëllezërit e tij nuk patën shumë fëmijë; dhe fisi i tyre nuk u shtua si ai i bijve të Judës.
28. Ata u vendosën në Beer-Sheba, në Moladah, në Hatsar-Shual,
29. në Bilbah, në Etsem, në Tolad,
30. në Bethuel, në Hormah, në Tsiklag,
31. në Beth-Markaboth, në Hatsar-Susim, në Beth-Biri dhe në Shaaraim. Këto ishin qytetet e tyre, deri në mbretërinë e Davidit.
32. Fshatrat e tyre ishin Etami, Aini, Rimoni, Tokeni dhe Ashani: pesë qytete,
33. si dhe tërë fshatrat që ishin rreth këtyre qyteteve, deri në Baal. Këto ishin banesat e tyre, dhe ata ruajtën gjenealogjinë e tyre;
34. Meshobabi, Jamleku, Joshahi, bir i Amatsiahut,
35. Joeli dhe Jehu, bir i Joshibiahut, bir i Serajahut, bir i Asielit,
36. Elioneai, Jaakobahu, Jeshohajai, Asajahu, Adieli, Jesimieli dhe Benajahu,
37. Ziza, bir i Shifit, bir i Alonit, bir i Jedajahut, bir i Shimrit, bir i Shemajahut.
38. Këta, që u përmendën në emër, ishin princër në familjet e tyre dhe shtëpitë e tyre atërore u rritën shumë.
39. Shkuan drejt hyrjes së Gedorit deri në perëndim të luginës për të kërkuar kullota për kopetë e tyre.
40. Gjetën kullota të bollshme dhe të mira, dhe vendi ishte i gjërë, i qetë, sepse më parë banonin aty pasuesit e Kamit.
41. Ata që u përmendën me emër, në kohën e Ezekias, mbretit të Judës, erdhën dhe i sulmuan çadrat e tyre dhe Menuitët, që gjendeshin aty, dhe i shfarosën krejt deri në ditën e sotme; pastaj u vendosën në vendin e tyre, sepse aty kishte kullota për kopetë e tyre.
42. Pastaj disa prej tyre, pesëqind burra nga bijtë e Simeonit, shkuan në malin Seir të udhëhequr nga Pelatiahu, Neariahu dhe Uzieli, bij të Ishit.
43. Pastaj ata vranë mbeturinat e Amalekitëve që kishin shpëtuar dhe banuar deri ditën e sotme atje.

Psalmet 76:7-12
7. Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh?
8. Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti,
9. kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela)
10. Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre.
11. Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t'i çojnë dhurata të Tmerrshmit.
12. Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës.

Fjalët e Urta 19:8-9
8. Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën.
9. Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë.

Aktet 4:23-37
23. Kur u liruan, ata u kthyen tek të vetët dhe u treguan gjithçka që krerët e priftërinjve dhe pleqtë u kishin thënë.
24. Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: ''O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,
25. dhe që me anë të Frymës së Shenjtë ke thënë, nëpërmjet gojës së Davidit, shërbëtorit tënd: "Përse u zemëruan kombet, dhe popujt kurdisin gjëra të kota?
26. Mbretërit e dheut ngritën krye dhe princat u mblodhën bashkë kundër Zotit dhe kundër Krishtit të tij".
27. Sepse pikërisht kundër Birit tënd të shenjtë, që ti e vajose, u mblodhën Herodi dhe Ponc Pilati me johebrenjtë dhe me popullin e Izraelit,
28. për të bërë të gjitha ato që dora jote dhe këshilli yt kishin paracaktuar se do të ndodhnin.
29. Dhe tani, Zot, shqyrto kërcënimet e tyre dhe lejo që shërbëtorët e tu të kumtojnë fjalën tënde me plot çiltërsi,
30. duke e shtrirë dorën tënde për të shëruar dhe që të kryhen shenja dhe mrekulli në emër të Birit tënd të shenjtë Jezusit''.
31. Dhe, mbasi qenë lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe e shpallnin fjalën e Perëndisë me çiltersi.
32. Dhe numri i madh i atyre që besuan ishte me një zemër të vetme dhe me një shpirt të vetëm; askush nuk thoshte se ç'kishte ishte e vet, por të gjitha gjërat i kishin të përbashkëta.
33. Dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.
34. Sepse midis tyre nuk kishte asnjë nevojtar, sepse të gjithë ata që zotëronin ara ose shtëpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gjërat e shitura,
35. dhe i vinin te këmbët e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevojës së tij.
36. Kështu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (që do të thotë "biri i ngushëllimit"), Levit, me prejardhje nga Qipro,
37. kishte një arë, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te këmbët e apostujve.