A A A A A

Bibla në një vit


Nëntor 4


Vajtimet 3:1-66
1. Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.
2. Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.
3. Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.
4. Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.
5. Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.
6. Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.
7. Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.
8. Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.
9. Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.
10. Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.
11. Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.
12. Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.
13. Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.
14. Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës.
15. Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin.
16. Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi.
17. Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien.
18. Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".
19. Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.
20. Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.
21. Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj.
22. Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.
23. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.
24. "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.
25. Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.
26. Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.
27. Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.
28. Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.
29. Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.
30. Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.
31. Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë;
32. por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij,
33. sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.
34. Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,
35. kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,
36. kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?
37. Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?
38. E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?
39. Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?
40. Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.
41. Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.
42. Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur.
43. Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë.
44. Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot.
45. Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve.
46. Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.
47. Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi.
48. Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim.
49. Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje,
50. deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë.
51. Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.
52. Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog.
53. Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë.
54. Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua".
55. Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.
56. Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.
57. Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"
58. O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.
59. O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time!
60. Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje.
61. Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje,
62. fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën.
63. Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre.
64. Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.
65. Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta.
66. Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit.

Vajtimet 4:1-22
1. Si u nxi ari, si u prish ari më i mirë! Gurët e shenjtërores u shpërndanë në hyrje të të gjitha rrugëve.
2. Bijtë e çmuar të Sionit që çmoheshin si ar i kulluar, vallë si u konsideruan si enë prej balte, si punë e kryer nga duart e poçarit?
3. Edhe çakejtë japin gjirin për të ushqyer të vegjëlit e tyre, por bija e popullit tim është bërë mizore si strucët e shkretëtirës.
4. Gjuha e foshnjës në gji ngjitet, në qiellzën e tij nga etja; fëmijët kërkojnë bukë, por nuk ka njeri që t'ua japë atyre.
5. Ata që hanin ushqime të shijshme lëngojnë nëpër rrugë; ata që ishin rritur në purpur përqafojnë plehërishten.
6. Ndëshkimi i paudhësisë të vajzës së popullit tim është më i madh se ndëshkimi i mëkatit të Sodomës, që u shkatërrua në një çast, pa ndërhyrjen e dorës së njeriut kundër saj.
7. Princat e saj ishin më të shkëlqyeshëm se bora, më të bardhë se qumështi; e kishin trupin më të kuq se koralet, fytyra e tyre ishte si një safir.
8. Tani pamja e tyre është më e zezë se terri; nuk njihen dot më nëpër rrugë; lëkura e tyre bashkohet me kockat e tyre, është tharë, është bërë si dru.
9. Të vrarët nga shpata janë më mirë se ata që vdesin nga uria, sepse këta të fundit mbarojnë të rraskapitur nga mungesa e prodhimeve të fushës.
10. Duart e grave të mëshirëshme kanë pjekur vetë fëmijët e tyre, të cilët u kanë shërbyer si ushqim, në shkatërrimin e bijës së popullit tim.
11. Zoti i dha fund tërbimit të tij, ka derdhur zemërimin e tij të zjarrtë, ka ndezur në Sion një zjarr, që ka gllabëruar themelet e tij.
12. Mbretërit e dheut dhe tërë banorët e botës nuk do të kishin besuar kurrë që kundërshtari dhe armiku do të hynin në portat e Jeruzalemit.
13. Por kjo ndodhi për shkak të mëkateve të profetëve të tij dhe për shkak të paudhësive të priftërinjve të tij, që kanë derdhur në mes të saj gjakun e njerëzve të drejtë.
14. Ata endeshin si të verbër nëpër rrugë, të ndotur me gjak, në mënyrë që askush nuk mund të prekte veshjet e tyre.
15. Sapo dukeshin njerëzit bërtisnin: "Largohuni, një i papastër! Largohuni, largohuni mos e prekni!". Kur iknin dhe shkonin duke u endur midis kombeve thonin: "Nuk do të mund të rrijnë më këtu".
16. Fytyra e Zotit i ka shpërndarë, nuk do të kthejë mbi ta shikimin e tij; nuk kanë pasur respekt për priftërinjtë dhe as kanë treguar dhembshuri për pleqtë.
17. Përveç kësaj sytë tona konsumoheshin në pritjen e një ndihme të kotë. Nga vendi ynë i vëzhgimit prisnim më kot një komb që nuk mund të na shpëtonte.
18. Na gjuanin në çdo hap, duke na penguar të ecnim nëpër sheshet tona. Fundi ynë është i afërt, ditët tona janë plotësuar, fundi ynë ka mbërritur.
19. Përndjekësit tanë kanë qenë më të shpejtë se shqiponjat e qiellit, na kanë ndjekur në malet, na kanë ngritur prita në shkretëtirë.
20. Fryma e flegrave tona, i vajosuri i Zotit është marrë në gropat e tyre, ai për të cilin thoshim: "Në hijen e tij do të jemi midis kombeve".
21. Gëzohu dhe kënaqu, o bijë e Edomit, që banon në vendin e Utsit. Edhe ty do të të vijë kupa; do të dehesh dhe do të zbulosh lakuriqësinë tënde.
22. Ndëshkimi i paudhësisë sate u krye, o bijë e Sionit. Ai nuk do të të çojë më në robëri; por do të ndëshkojë paudhësinë tënde, o bijë e Edomit, do të nxjerrë në shesh mëkatet e tua.

Vajtimet 5:1-22
1. Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.
2. Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.
3. Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.
4. Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.
5. Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.
6. I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë.
7. Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.
8. Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.
9. E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.
10. Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.
11. Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.
12. Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.
13. Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.
14. Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.
15. Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.
16. Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!
17. Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:
18. për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.
19. Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.
20. Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?
21. Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.
22. Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?

Psalmet 119:145-152
145. Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.
146. Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.
147. Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.
148. Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.
149. Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.
150. Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.
151. Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.
152. Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.

Fjalët e Urta 28:11-11
11. I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.

Filemoni 1:1-25
1. motrës Apfi, bashkëluftëtarit tonë Arkipit, dhe kishës që mblidhet në shtëpinë tënde:
2. hir dhe paqe mbi ju prej Perëndisë sonë, Atit, dhe Zotit Jezu Krisht.
3. E falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar gjithnjë në lutjet e mia,
4. sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve,
5. që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit.
6. Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë.
7. Prandaj, edhe pse kam liri të plotë në Krishtin të të urdhëroj atë që duhet të bësh,
8. më shumë më pëlqen të të lutem për dashurinë, kështu siç jam unë, Pali, plak dhe tashti edhe i burgosur i Jezu Krishtit;
9. të lutem për birin tim Onesim, që më lindi në prangat e mia,
10. i cili dikur s'kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua,
11. të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time.
12. Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit;
13. por nuk desha të bëja asgjë pa mendjen tënde që e mira të cilën do të bësh të mos jetë nga detyrimi, por me dashje.
14. Sepse ndoshta për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përgjithmonë,
15. por jo më si skllav, por shumë më tepër se skllav, vëlla të dashur, sidomos për mua, por aq më tepër për ty si sipas mishit, ashtu dhe në Zotin.
16. në qoftë se ti, pra, më konsideron shok, prite si të isha vetë!
17. Dhe në qoftë se të ka bërë ndonjë padrejtësi ose të ka ndonjë detyrim, m'i ngarko mua.
18. Unë, Pali, i shkrova me dorën time. Unë vetë do të paguaj; që të mos them se ti më detyrohesh edhe veten tënde!
19. Po, vëlla, ma bëj këtë nder në Perëndinë! Ma përtëri zemrën në Perëndinë!
20. Të shkrova me plotbesim se do të më dëgjosh, sepse e di se ti do të bësh edhe më shumë nga sa po të them.
21. Më përgatit njëkohësht një vend për të ndenjur, sepse shpresoj se, për hir të lutjeve tuaja, do t'ju dhurohem përsëri.
22. Epafra, i burgosur bashkë me mua në Jezu Krishtin,
23. Marku, Aristarku, Dema dhe Lluka, bashkëpunëtorët e mi, të bëjnë të fala.
24. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.
25. Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve,