|
|
|
|
Dhiata e Vjetër
|
|
Dhiata e Re
|
|
|
|
Shqiptare Bibla 1884
|
|
|
|
1 |
Kur Samueli u plak emëroi bijtë e tij si gjyqtarë të Izraelit. |
2 |
I parëlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit në Beer-Sheba. |
3 |
Por bijtë e tij nuk ndoqën shembëllin e tij, u larguan nga rruga e drejtë duke siguruar fitime të palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtësinë. |
4 |
Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah, |
5 |
dhe i thanë: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet". |
6 |
Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: "Na jep një mbret që të na qeverisë". Prandaj Samueli iu lut Zotit. |
7 |
Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta. |
8 |
Sillen me ty, ashty siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t'u shërbyer perëndive të tjera. |
9 |
Tani, pra, dëgjo kërkesën e tyre, por lajmëroi solemnisht dhe shpallju të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta". |
10 |
Kështu Samueli i tregoi tërë fjalët e Zotit drejtuar popullit që i kërkonte një mbret. |
11 |
Dhe tha: "Këto do të jenë të drejtat e mbretit që do të mbretërojë mbi ju. Ai do t'i marrë bijtë tuaj dhe do t'i caktojë në qerret e tij, me qëllim që të bëhen kalorës të tij dhe të vrapojnë përpara qerreve; |
12 |
për t'i bërë ata kapidanë të mijëshëve dhe të pesëdhjetëshëve, për t'i vënë ata t'i lërojnë arat, t'i korrin të lashtat, t'i prodhojnë armë lufte dhe vegla për qerret e tij. |
13 |
Do të marrë bijat tuaja për t'i bërë parfumiere, gjellbërëse dhe furrtare. |
14 |
Do të marrë arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; më të mirat që keni, për t'ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij. |
15 |
Do të marrë të dhjetën e farërave dhe të vreshtave tuaja për t'ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij. |
16 |
Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret, të rinjtë tuaj më të mirë dhe gomarët që keni për t'i përdorur në punimet e tij. |
17 |
Do të marrë edhe të dhjetën e kopeve tuaja, dhe ju do të jeni skllevërit e tij. |
18 |
Atë ditë ju do të ulërini për shkak të mbretit që keni për vete, por Zoti nuk do t'ju përgjigjet". |
19 |
Me gjithatë populli nuk deshi t'i dëgjojë fjalët e Samuelit dhe tha: "Jo, do të kemi një mbret mbi ne. |
20 |
Kështu do të jemi edhe ne si gjithë kombet; mbreti ynë do të na qeverisë, do të na dalë në krye dhe do të luftojë në betejat tona". |
21 |
Samueli i dëgjoi tërë fjalët e popullit dhe ia tregoi Zotit. |
22 |
Zoti i tha Samuelit: "Dëgjoje kërkesën e tyre dhe cakto një mbret mbi ta". Atëherë Samueli u tha njerëzve të Izraelit: "Secili të kthehet në qytetin e tij". |
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |