Dhiata e Vjetër
Dhiata e Re
Albanian Bible 1884
← 33

Numrat 34

35 →
1

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

2

"Urdhëro bijtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin e Kanaanit, ky është vendi që ju takon si trashëgimi, vendi i Kanaanit me këta kufij të veçantë:

3

Kufiri juaj jugor do të fillojë në shkretëtirën e Tsinit, gjatë kufirit të Edomit; kështu kufiri juaj do të shtrihet nga skaji i Detit të Kripur në drejtim të lindjes;

4

kufiri juaj do të shkojë pastaj nga e përpjeta e Akrabimit, do të kalojë nëpër Tsin dhe do të shtrihet në jug të Kadesh-Barneas; do të vazhdojë pastaj në drejtim të Hatsar-Adarit dhe do të kalojë nëpër Atsmoni.

5

Nga Atsmoni kufiri do të kthejë deri në përroin e Egjiptit dhe do të përfundojë në det.

6

Kufiri juaj në perëndim do të jetë Deti i Madh; ky do të jetë kufiri juaj perëndimor.

7

Ky do të jetë kufiri juaj verior: duke u nisur nga Deti i Madh do të caktoni kufirin tuaj deri në malin Hor;

8

nga mali Hor do të caktoni kufirin tuaj deri në hyrje të Hamathit, dhe skaji i kufirit do të jetë në Tsedad;

9

kufiri do të vazhdojë pastaj deri në Zifron dhe do të mbarojë në Hatsar-Enan; ky do të jetë kufiri juaj verior.

10

Do ta vijëzoni kufirin tuaj lindor nga Hatsar-Enani deri në Shefam;

11

kufiri do të zbresë nga Shefami në drejtim të Riblahut, në lindje të Ainit; pastaj kufiri do të zbresë dhe do të shtrihet deri sa të arrijë bregun lindor të detit të Kinerethit;

12

pastaj kufiri do të zbresë në drejtim të Jordanit, për të arritur deri në Detin e Kripur. Ky do të jetë vendi juaj me kufijtë e tij rreth e qark".

13

Kështu Moisiu u njoftoi këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Ky është vendi që do të merrni si trashëgimi duke hedhur short, dhe që Zoti ka urdhëruar t'u jepet nëntë fiseve e gjysmë,

14

sepse fisi i bijve të Rubenit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe fisi i bijve të Gadit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe gjysma e fisit të Manasit e kanë marrë trashëgiminë e tyre.

15

Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes".

16

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

17

"Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.

18

Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit.

19

Këta janë emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judës;

20

Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve të Simeonit;

21

Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;

22

prijësi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve të Danit;

23

prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit;

24

prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit;

25

prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit;

26

prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit;

27

prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit;

28

dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit".

29

Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t'u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.

Albanian Bible 1884
Public Domain 1884